Chelsea – Nike, marrëveshja më e madhe në histori të klubit

Futboll

Chelsea – Nike, marrëveshja më e madhe në histori të klubit

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 16:33
Chelsea – Nike

Chelsea dhe Nike kanë zyrtarizuar marrëveshjen më të madhe komerciale në histori të klubit londinez.

Chelsea ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kompaninë e veshmbathjeve sportive Nike, që njëkohësisht është marrëveshja më e madhe komerciale në histori të klubit.

Nike do të prodhojë uniformat e skuadrës së parë, akademisë, ekipit të femrave si dhe produkte të ndryshme të veshmbathjeve për miliona tifozë të Chelseas, anembanë botës, ka njoftuar klubi.

“Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për klubin”, deklaroi drejtoresha e Chelseas, Marina Granovskaia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat