Isco drejt klubit të njohur në Premier League

Futboll

Isco drejt klubit të njohur në Premier League

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 16:25
Isco

Mesfushori i Real Madridit do të largohet nga “Santiago Bernabeu” ndërsa e ardhmja e tij është ende e paqartë.

Pas Milanit, së fundmi kanë dalë në dritë lajme të interesimit të skuadrës së Tottenham, shkruan “Goal”.

E përditshmja spanjolle “Sport.es” shkruan se Tottenham është i gatshëm të shpenzojë plot 45 milionë euro për të marrë shërbimet e Iscos.

Mesfushori spanjoll ka vendosur të largohet nga Real Madrid për shkak se Zinedine Zidane nuk e konsideron si një lojtar titullar te “Los Blancos”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat