The Guardian: Ky shqiptar do jetë supertalenti i futbollit

Futboll

The Guardian: Ky shqiptar do jetë supertalenti i futbollit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 tetor 2016 Në ora: 14:29
Andi Zeqiri

E përditshmja britanike "The Guardian" ka shkruar një listë me 60 lojtarë që do pushtojnë në të ardhmen arenën futbollistike. Mes këtyre super të talentuarve, ku spikasin portugezë, belgjikanë, spanjollë, amerikano-latinë ka edhe një shqiptar nga Zvicra: Andi Zeqiri, shkruan botasot.info. Ai ka shtetësi shqiptare dhe zvicerane.

Për shkak se është vetëm 17 vjeç dhe jeton në Zvicër, mediat e këtij vendi pyesin: A do zëvendësojë Zeqiri, Xherdan Shaqirin? 17 vjeçari luan në pozitën e sulmuesit dhe është shumë potent në mbajtjen e topit.

Thuajse prej një viti ai luan në Zvicër U19, duke qenë më i riu në këtë mes, ndërsa ka luajtur si profesionist në klubin e Lausannes. Golin e parë në ligën e dytë zvicerane e shënoi kur kishte 16 vjet, 10 muaj. Nga 30 gushti ai është transferuar në Juventus.

“Idolët e mi janë Neymar dhe Messi, megjithatë nuk mund të refuzoja ofertën ndaj Juventusit. Gjithashtu klubi zviceran i Lausanës do mbetet çdoherë në zemren time,” është shprehur ai gjatë transferimit.

Karriera e tij do lë gjurmë në futbollin ndërkombëtar, ku me siguri do jetë një përballje e fuqishme mes trajnerëve të Shqipërisë, Zvicrës dhe Kosovës./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat