Gjoka: Nga Flamurtari po pres djersën time

Futboll

Gjoka: Nga Flamurtari po pres djersën time

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 13:55
Ernest Gjoka

Tension në fushë në fundin e takimit, por edhe nga tribuna, ku shënjestra ishte trajneri Ernest Gjoka. Flamurtari dhe Kukësi ndanë nga një pikë në duelin e javës së gjashtë të kampionatit, ndërsa një pjesë e atyre që ishin në stadium u pozicionuan kundër ish-teknikut të tyre, që ka fituar gjyqin për rrogat e prapambetura të tre sezoneve më parë.

Ernest Gjoka: Pritja në Vlorë? Është normale që këtu disa njerëz më duan, pasi unë i kam dhënë skuadrës një prej trofeve më të rëndësishëm që ka. Janë edhe disa persona të tjerë që nuk më duan, megjithatë futbolli kështu e ka. Unë ruaj konsideratën më të lart për Vlorën.

Arsyeja e pakënaqësive ndaj trajnerit janë pikërisht pretendimet për mos kryerjen e pagesave, por Gjoka nuk tërhiqet.

Ernest Gjoka: Rrogat e pamarra? Po kërkoj të drejtën time, janë pagat e sezonit 2013-2014, kur president ishte ish-kryetari i Bashkisë. E kam fituar gjyqin dhe po pres me shumë durim të drejtën time dhe djersën time. Nuk shoh arsye përse vendimi i Federatës të mos zbatohet, në një kohë kur shumë lojtarë janë shlyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat