Napoli kërkon Drogban

Futboll

Napoli kërkon Drogban

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 11:43
Didier Drogba

Ish-sulmuesi i Chelseas, Didier Drogba megjithëse në një moshë 38-vjeçare është i gatshëm për tu rikthyer sërish në kontinentin europian.

Napoli është në bisedime me drejtues të skuadrës së njohur kanadeze Montreal Impact për të marrë shërbimet e lojtarit nga Bregu i Fildishtë, shkruan “Goal”.

Veterani Drogba shihet si një zëvendësues ideal i sulmuesit Arkadiusz Milik i cili është i dëmtuar në ligament gjatë fitores 3-2 të Polonisë ndaj Danimarkës në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës.

Tashmë pritet një përgjigje zyrtare e klubit që zotëron kartonin e lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat