Ferizaj mezi fiton një pikë! Trepça ende pa fitore

Futboll

Ferizaj mezi fiton një pikë! Trepça ende pa fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2016 Në ora: 17:20
KF Trepça

Minuta e fundit e tradhtoi Trepçën nga fitorja e parë në edicionin e sivjetshëm në Vala Superligën Kosovës. Ishin shumë afër fitores, por të pafat, kësisoj barazuan në udhëtim me rezultat 2:2 me Ferizajn. Trepça vazhdon pa fitore, ka katër barazime e katër humbje, Ferizaj me fat, pas gjashtë humbje nxori një pikë. Në minutën e 14-të, futbollisti Ardian Muji godet shtyllën e Ferizajt. Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë (40’), Hasan Hyseni kaloi në epërsi mitrovicasit. Në minutën e fundit të periudhës së parë, Shkumbin Salihu realizoi për barazimin e Ferizajt. Në minutën e 79-të, Florent Avdyli shënon për epërsinë 1:2 për Trepçën, por në minutën e fundit Mirsad Idrizi shpëtoi nga humbja Ferizajn, kur barazoi 2:2. Ferizaj dhe Trepça ndajnë vendin e 10-të dhe të 11-të me nga 4 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat