Fenerbahce shfaq interesim për Ben Arfan

Futboll

Fenerbahce shfaq interesim për Ben Arfan

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 08:59
Hatem Ben Arfa

Duket se aventura e Hatem Ben Arfas te Paris Saint Germaini do të përfundojë më shpejtë që ishte menduar.

29-vjeçari nuk ka arritur të ketë shumë hapësirë te kampionët dhe kështu është duke menduar largimin.

Sipas gazetës turke ‘Fanatik’, Fenerbahce është duke menduar për ish-anërosin e Nices, i cili është i gatshëm për një aventurë të re jashtë Francës.

Ben Arfa kaloi te PSG si transferim i lirë, por ende nuk ka gola apo asistime nga ai, edhe pse është paraqitur në tri takime këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat