Zvicra e shqiptarëve kërkon fitoren e tretë

Futboll

Zvicra e shqiptarëve kërkon fitoren e tretë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2016 Në ora: 11:28
Shaqiri në aksion

Zvicra po kalon formë jashtëzakonisht të mirë dhe ilustruesi më i mirë janë dy ndeshjet e para e cila ka dy fitore në grupin B të eliminatorëve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ në futboll. Në hapje Zvicra kishte mundur me rezultat 2:0 kampionin e Evropës, Portugalinë, pastaj të premten e kaluar me 3:2 Hungarinë vendase. Zvicra me shqiptarët Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Admir Mehmedin, Blerim Xhemailin, Valon Behramin, synojnë fitoren e tretë rresht, kësaj here në udhëtim ndaj Andorrës.  Zvicra është favoritë i madh dhe presin edhe tri pikë të reja në takimin që luhet sonte në orën 20.45. Zvicra kryeson grupin me 6 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat