NY TIMES: Ju tregojmë Shkodrën e Kosovës

Futboll

NY TIMES: Ju tregojmë Shkodrën e Kosovës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 tetor 2016 Në ora: 22:36
Ilustrim

SHKODËR, Shqipëri — Stadiumi Loro Borici po shkëlqen. Fëmijët luajnë në vendkalimet e boshatisura, ndërsa të rriturit po kryejnë pazarin. Është e enjte, dita historike e Kosovës pasi shënon ndeshjen e parë si nikoqire. Nëpër rrugë nuk janë evidentuar afishe, flamuj ose sende tjera identifikimi. Por përsëri, Shkodra është në Shqipëri, jo në Kosovë,” shkruan fillimisht NY Times.

Pasi sqarohet shkurt historia e Kosovës nga Lufta deri te pranimi i saj në UEFA e FIFA, më tej artikulli vijon:

“Pasi udhëtuam pesë orë nga kufiri mes dy shteteve, mijëra tifozë nga Kosova arritën përmes autobusëve në stadionin Loro Borici. Kësaj here nuk mungonin flamujtë e Kosovës, mjetet prioteknike si dhe këngët mbi “Shqipërinë Etnike,” të cilat janë si ide e Shqipërisë së madhe për të bashkuar shqiptarët të ndarë në pesë shtete: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Greqi dhe Shqipëri.”

Kosova humbi, tifozët u gëzuan me Shqipërinë
Tifozët u shqetësuan nga humbja e thellë 6-0 kundrejt Kroacisë, por hareja e tyre rifilloi pjesën e dytë kur morrën vesht se Shqipëria kryesonte rezultatin 2-0, kundrejt Lihtenshtajnit. Ndeshja e ardhshme e Kosovës është kundër Ukrainës që do zhvillohet në Poloni, sepse Ukraina nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka refuzuar të zhvillojë ndeshjen si nikoqire e saj. KB 2018 do organizohet në Rusi, një shtet tjetër që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, e përmbyll shkrimin prestigjiozja amerikane./Bota sot/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat