Zyrtare: Icardi vazhdon kontratën me Interin

Futboll

Zyrtare: Icardi vazhdon kontratën me Interin

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 20:58
Mauro Icardi

Sulmuesi argjentinas do të qëndrojë tek Interi deri në vitin 2021.

Presioni nga gruaja dhe agjentja e numrit 9 të Interit, Wanda Nara, ka detyruar drejtuesit e klubit italian që t’i ofronin zgjatje të kontratës me një rritje page, Mauro Icardit.

Gjatë ditës së sotme Interi ka zyrtarizuar marrëveshjen me lojtarin, i cili do të përfitojë 4.5 milionë euro në vit, plus bonuset të cilat në total çojnë në 5.5 milionë pagën vjetore të sulmuesit.

Icardi i është bashkuar Interit në vitin 2013 dhe në 114 paraqitje me fanellën zikaltër ka realizuar 58 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat