Zyrtare: Merr fund dilema, Icardi nënshkruan me këtë klub

Futboll

Zyrtare: Merr fund dilema, Icardi nënshkruan me këtë klub

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 15:57
Mauro Icardi

 

Pas lajmit të djeshëm në media, tashmë gjithçka është zyrtare pasi klubi i Interit ka njoftuar rinovimin e kontratës me sulmuesin argjentinas, Mauro Icardi.

23-vjeçari ka arritur marrëveshjen duke firmosur një kontratë deri në vitin 2021 nga e cila do të përfitojë 5.5 milionë euro në sezon, shkruan "Goal".

Skuadra e Interit i ka vendosur një klauzolë lirimi prej 110 milionë eurosh e cila duhet thënë se vlen vetëm nëse transferohet në një klub të huaj, jashtë Italisë.

Argjentinasi erdhi Sampdoria te Interi ku në sezonin 2013/2014  shënoi 58 gola.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat