Çfarë thotë Mavraj për Alvaro Moratën?

Futboll

Çfarë thotë Mavraj për Alvaro Moratën?

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 12:36
Mërgim Mavraj

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, pas fitores në Vaduz me rezultat 2:0 ndaj Lehteshtajnin, tani e kanë vëmendjen në sfidën e të dielës (me 9 tetor në orën 20.45) kundër Spanjës. Të gjithë presin që të jetë atmosferë e zjarrtë në stadiumin ‘Loro Boriçi’  në Shkodër dhe Shqipëria të dalë ballëlartë si në takimet paraprake, me Maqedoninë (2:1) dhe Lihteshtajnin (2:0). “Ne nuk frikësohemi nga asnjë skuadër. Shumë njerëz do të vijnë në stadium për të ndjekur Moratën dhe Ramosin por ne duhet ta kthejmë vëmendjen te çunat tonë. Kemi treguar që i krijojmë vështirësi ekipeve të forta por na duhet dhe pak fat sepse mund të bllokosh Moratën për shembull por të vijnë 3-4 kundërshtarë të tjerë dhe nuk i mban dot të gjithë. Në këtë ndeshje nuk testohet vetëm mbrojtja, por gjithë ekipi dhe bashkë me tifozët, pasi siç i ndodhi Kosovës me Kroacinë mund ta humbim edhe ne kontrollin e ndeshjes. Gjithsesi jam optimist se do ia dalim”, ka thënë Mavraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat