Interi në kërkim të një mbrojtësi në Janar

Futboll

Interi në kërkim të një mbrojtësi në Janar

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 17:43
Mbrojtesi

Interi nis të mendojë për mbrojtjen. Sezoni i ri i kampionatit Italian ka filluar me ulje dhe ngritje për klubin zikaltër. Problematika më e madhe shihet në repartin e prapavijës. Krahët e mbrojtjes nuk ofrojnë siguri. Performancat e Santon, Nagatomos apo dhe D’Ambrosios nuk e kanë bindur trajnerin Frank De Boer dhe nisur nga kjo holandezi i ka kërkuar drejtorit sportiv të klubit ziklatër Piero Ausilio të transferojë një emër të njohur që mund të plotësojë boshëllëqet në skuadër.

Kandidatët nuk mungojnë. I pari në listë është mbrojtësi i Man.United, Matteo Darmian, i cili momentalisht duket se nuk po gjen hapsira në radhët e “Djajve të Kuq”. Huazimi më të drejtë blerjeje është formula që do ti propozohet klubit anglez. Një tjetër alternativë është Stephan Lichstenier i Juventusit. Zvicerani nuk e ka pritur mirë lënien jashtë listës së Champions League. Madje, disa ditë më parë vetë mbrojtësi u shpreh i pakënaqur për situatën që po kalon tek kampionët e Italisë.

Në Janar në dyert e bardhezinjve do të paraqitet një ofertë prej 10 milionë Eurosh. Një tjetër kanditaturë është edhe Aleix Vidal, i Barcelonës. Marrëdhënia mes spanjollit dhe trajnerit të blaugranave, Luis Enrique ka pësuar krisje. Nisur nga kjo, largimi i tij gjatë merkatos dimërore duket i pashmangshëm. Trajneri De Boer shpreson shumë që njëri prej tyre të transferohet te Interi, në mënyrë që mbrojtja e cila fut ujë nga të gjitha anët, të rimarrë disi veten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat