Ja sa para ka refuzuar Napoli për Koulibalyn

Futboll

Ja sa para ka refuzuar Napoli për Koulibalyn

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 12:44
Kalidou Koulibaly

Chelsea ishte skuadra më e interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin nga Senegali.

Kalidou Koulibaly ka qenë shtylla e mbrojtjes së Napolit në sezonin e shkuar dhe për këtë arsye shumë skuadra të mëdha janë interesuar për ta transferuar 25-vjeçarin.

Skuadra e Chelseat me në krye Antonio Conten ka insistuar deri në ditën e fundit të afatit kalimtar për Koulibalyn, madje duke ofruar 58 milionë euro, por ishte presidenti i napolitanëve Aurelio De Laurentis, ai i cili nuk ka pranuar largimin e lojtarit.

“Në ditët e fundit të afatit kalimtar, kam refuzuar plot 58 milionë euro për Koulibalyn”.    

“Conte mund ta mohojë këtë, por ai ka ofruar fillimisht 30, më pas 40 dhe në fund 50 milionë euro për të”.

“Por unë e kisha marrë vendimin që ai do të qëndronte edhe për një sezon”, ka deklaruar De Laurentis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat