Ja kur nisen kroatët për në Shkodër

Futboll

Ja kur nisen kroatët për në Shkodër

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2016 Në ora: 19:47
Kroatët gjatë një stërvitje

Gjithçka është e gatshme për ndeshjen e madhe në mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Kroacisë. Burimet e afërta me kombëtaren kroate bëjnë të ditur për gazetën kombëtare “Bota sot” se të mërkurën në orët e mëngjesit, futbollistët kroatë do të aterrojnë drejt Rinasit dhe pastaj do të marrin rrugën për në Shkodër, ku me 6 tetor takohen me Kosovën, në orën 20.45, në kuadër të xhiros së dytë të grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’. Kroacisë i mungojnë katër futbollistë për shkak të lëndimeve, Luka Modriç, Marko Pjaca, Ivan Rakitiç dhe Dejan Lovren. Megjithatë, Kosova është gati dhe paralajmëron edhe një befasi tjetër në garat kualifikuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat