Moratti sërish president i Interit? Ja si përgjigjet ai

Futboll

Moratti sërish president i Interit? Ja si përgjigjet ai

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 14:15
Massimo Moratti

Investitorët kinezë i kanë ofruar Massimo Morattit që të rikthehet si president i Interit.

Moratti nuk e ka në plan rikthimin tek Inter.

Spekulimet e medieve italiane se Moratti do të rikthehej në postin e presidentit, në klubin italian, i ka hedhur poshtë vetë ai, ndonëse drejtuesit e Sunning Group i kanë kërkuar një gjë të tillë.

“Kam lexuar lajmet dhe nuk e kuptoj pse flisni për një skenar të tillë”, ka thënë Moratti për Tuttomercatoweb.

“A e përjashtoj rikthimin e menjëhershëm në klub? Po absolutisht. Edhe në të ardhmen? Të shohim, nuk i dihet”.

“Më vjen keq që po iu dëshpëroj, por më duhet të demantoj ato që janë thënë. Nuk e kam në plan të kthehem njëherë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat