Spalletti flet pas fitores ndaj Interit

Futboll

Spalletti flet pas fitores ndaj Interit

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 09:08
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti është shprehur tejet i lumtur për fitoren ndaj Interit

Roma mposhti 2:1 Interin në derbin që u zhvillua në ‘Olimpico’, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e shtatë në Serie A. Pas ndeshjes, trajneri i Romës, Luciano Spalletti, tha se ekipi i tij meritoi fitoren ndaj atij të Frank de Boer.

“I lumtur për fitoren, i lumtur për tre pikët dhe paraqitjen që bëmë. Ishte një ndeshje e madhe. E dinim se ndaj tyre nuk do të ishte e lehtë, por në fund morëm pikët e plota dhe me merit”, tha Spalletti pas ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat