Alves: Kjo skuadër mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Futboll

Alves: Kjo skuadër mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 07:51
Dani Alves

Dani Alves dëshiron Ligën e Kampionëve me Juventusin

Ish mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, beson se kampionët e Serie A kanë gjithçka që u nevojitet për të triumfuar në Evropë këtë edicion, pas humbjes 3:1 nga Barcelona në vitin 2015.

Djelmoshat e Massimiliano Allegrit fituan 4:0 ndaj Dinamo Zagreb në ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve, duke dhënë sinjale se dëshirojnë trofeun që iu mungon tash e një kohë të gjatë.

“Juve ka një ekip të fuqishëm dhe mendoj se është në gjendje të mposhtë çdo skuadër në Evropë”, tha fillimisht Alves.

“Kemi një skuadër me shumë eksperiencë dhe duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Natyrisht nuk do të jetë aspak e lehtë që të fitojmë çdo ndeshje, por kjo pritet nga një klub siç është Juventusi. Duhet të ruajmë këtë formë”, shtoi ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat