Kozniku: Kosovë-Kroaci? Kroatët nuk dinë të mbrohen

Futboll

Kozniku: Kosovë-Kroaci? Kroatët nuk dinë të mbrohen

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 shtator 2016 Në ora: 18:55
Ardian Kozniku

Sfida Kosovë-Kroaci, pa dyshim se sjell emocione të mëdha në mesin e dashamirëve jo vetëm të futbollit në vendin tonë. Ndeshja do të luhet me 6 tetor (në orën 20.45) në stadiumin ‘Loro Boriç’ në Shkodër, në kuadër të xhiros së dytë të grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’. Ardian Kozniku, ish-futbollisti i mirënjohur nga Kosova, që ka qenë pjesë e kombëtares kroate dhe me të cilën kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998 në Francë,  në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se Kroacia vjen me ekipin më të mirë dhe që të gjithë lojtarët janë në top-formë.

Image

“Bota sot”: Përzgjedhësi kroat bëri të ditur listën e futbollistëve kundër Kosovës. Si e shikoni listën?

Ardian Kozniku: Sikur e kisha e paramenduar dhe faktikisht e kam ditur se Kroacia do t’i ketë në dispozicion lojtarët më të mirë. Isha i bindur se selektori do t’i fton komplet lojtarët dhe që janë titullarë në klubet më të mëdha evropiane, si Luka Modriç në Real Madrid, Ivan Rakitiç në Barcelonë e shumë lojtarë të tjerë, që kanë bagazh të madh.

“Bota sot”: A mund t’i rezistojmë Kroacisë?

Ardian Kozniku: Duhet të jesh optimist, se ky është futboll!  Çdo lojtarë që luan edhe e jep maksimumin, megjithatë varet se kë e fton selektori ynë.  Normalisht se dihen kualitetet e Kroacisë dhe që janë shumë më të mirë. Janë 90 minuta lojë dhe shpresojmë të japin maksimumin të dyja ekipet, le të fitojë më i miri. Ekipi i Kroacisë është favoritë në këtë ndeshje, ndërsa Kosova edhe nëse humb...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat