Derbi i madh i takoi Gjilanit, por me dy të skuqur

Futboll

Derbi i madh i takoi Gjilanit, por me dy të skuqur

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 shtator 2016 Në ora: 16:55
Atmosfera

Gjilani shënoi fitore në minutat shtesë të takimit, duke e mposhtur me rezultat 1:0 rivalin e madh vendas, Dritën.  Futbollisti Ylber Kastrati me kokë e plasoi topin në rrjetën e portierin Artan Latifit. Një ndeshje jo edhe aq e pëlqyeshme, por me një rivalitet të madh dhe me një gol të realizuar, në  kuandër të javës së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës. Ky ishte derbi më i madh vendorë dhe që tuboi mbi pesë mijë shikues dhe krijuan atmosferë të zjarrtë, por herë - herë nuk munguan hedhja e mjeteve piroteknike dhe provokimet njëri ndaj tjetrit. Ky derbi si gjithmonë ndanë në dysh Qytetin, ‘Intelektualët’ janë tifozët e Dritës dhe ‘Skifterat’ e Gjilanit. Në minutën e 88-të, Drita mbeti me një futbollist më pak, pasi që mbrojtësi Erdin Hashani u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve. Dhe në fakt, gjashtë minuta më herët ishte përjashtuar edhe Arbnor Morina kryetrajner i Gjilanit. Gjyqtari Genc Nuza vazhdimisht ishte i kujdesshëm duke e mbajtur në kontroll derbin e madh që si gjithmonë sjellë drithërima në mesin e tifozëve. Në minutën e 18-të, Egzon Shabani pati rast të mirë por goditja e të cilit ndalet nga Artan Latifi. Latifi lëshon portën, Eminhaziri pason te Shabani, i cili gjuan jashtë para portës së zbrazur pikërisht në minutën e 55-të.  Në minutën e 68-të, Blazevskii nuk ia del që ta devijojë topin për në rrjetën e Gjilanit, kurse në atë të 69-të, Gëzim Rusi i vetmuar por nuk e mposhti portierin e Dritës. Në minutën e 90+6, Gjilani shënoi golin e fitores, duke e shokuar ekipin e Dritës që ishte në cilësinë e vendasve. Gjilani ngjitet në vend të katërt me 13 pikë, Drita mbetet në pozitën e fundit me 3 pikë. Arbnor Morina për herë të tretë drejton një derbi të madh gjilanas dhe të tria i ka fituar si kryetrajner, një herë me Dritën dhe dy me Gjilani. Ai ka treguar se dinë të fiton derbit e mëdhenj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat