Cilët shqiptarë ftohen për Zvicrën kundër Hungarisë e Andorrës?

Futboll

Cilët shqiptarë ftohen për Zvicrën kundër Hungarisë e Andorrës?

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2016 Në ora: 15:34
Xherdan Shaqiri

Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkoviç, bëri të ditur listën e 24 futbollistëve për dy ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’.  Zvicra me 7 tetor në Budapest luan ndaj Hungarisë  dhe me 10 tetor me Andorrën në stadiumin Andorra La Vella, në kuadër të grupit B.  Petkoviç ka ftuar pesë shqiptarë për dy sfida mjaft të vështira sidomos ajo në Budapest me Hungarinë. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Valon Behrami, Admir Mehmedi janë ftuar për këto dy ndeshje. Lista e Zvicrës, portierë: Roman Burki (Dortmund), Marwin Hitz (Augsburg), Yann Sommer (Mönchengladbach), mbrojtës: Johan Djourou (Hamburger SV), Nico Elvedi (Mönchengladbach), Timm Klose (Norwich City), Michael Lang (Basel), Stephan Lichtsteiner (Juventus), François Moubandje (Toulouse), Ricardo Rodriguez (Wolfsburg), Fabian Schär (Hoffenheim) dhe mesfushorë - sulmues: Valon Behrami (Watford), Blerim Xhemaili (Bologna), Gelson Fernandes (Rennes), Fabian Frei (Mainz), Admir Mehmedi (Bayer Leverkusen), Xherdan Shaqiri (Stoke City), Renato Steffen (Basel), Valentin Stocker (Hertha Berlin), Granit Xhaka (Arsenal), Luca Zuffi (Basel), Breel Embolo (Schalke), Haris Seferoviç (Eintracht Frankfurt), Eren Derdiyok (Galatasaray). Në fakt, Zvicra në hapje të grupit kishte mundur me rezultat 2:0 kampionin e Evropës Portugalinë, ndërsa Hungaria si mysafir luajti pa gola (0:0) me Ishujt Faroe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat