Kjo është lista e frikshme e Kroacisë kundër Kosovës

Futboll

Kjo është lista e frikshme e Kroacisë kundër Kosovës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 shtator 2016 Në ora: 11:26
Luka Modriç

Përzgjedhësi i Kroacisë, Ante Çaçiç, shpall listën e futbollistëve kundër Kosovës, e cila luhet me 6 tetor në orën 20.45 në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër. Kosova-Kroacia do të zhvillohet në kuadër të xhiros së dytët të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të grupit I.

Dy kombëtare që në hapje startuan me barazim, Kosova luajti si mysafir 1:1 në Turku me Finlandën, kurse Kroacia si vendas 1:1 me Turqinë. Në Listën e kroatëve janë edhe Ivan Rakitiç i Barcelonës, Luka Modriç i Real Madridit dhe shumë emra të mirënjohur. Në fakt, përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, tani e ka të qartë se më kë do të ketë punë me 6 tetor.

Në fakt, kjo është lista e frikshme, që mund ta quajmë në zhargonin sportivë:

Portierët: Danijel Shubashiç (Monaco), Lovre Kaliniç Hajduk), Ivan Vargiç Lazio), mbrojtës: Vedran Çorluka (Lokomotiva Moskë), Domagoj Vida (Dinamo Kiev), Ivan Striniç (Napoli), Dejan Lovren (Liverpool): Shime Vrsaljko (Atletico Madrid), Josip Pivariç (Dinamo Zagreb), Tin jedvaj (Bayer Leverkusen), mesfushorë: Luka Modriç (Real Madrid), Ivan Rakitiç (Barcelona), Ivan Perishiq (Inter), Mateo Kovaçiç (Real Madrid), Milan Badelj (Fiorentina), Marcelo Brozoviç (Inter) dhe sulmues: Mario Mandzukic (Juventus), Nikola Kaliniç (Fiorentina), Andrej Kramariç (Hoffenheim), Marko Pjaca (Juventus) dhe Duje Çop (Gijon).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat