Conte planifikon të largojë pesë lojtarë nga Chelsea

Futboll

Conte planifikon të largojë pesë lojtarë nga Chelsea

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 22:45
Antonio Conte

Antonio Conte nuk është i kënaqur me angazhimin e disa futbollistëve që ka në ekip.

Dy humbjet e njëpasnjëshme nga Liverpooli dhe Arsenali kanë shkundur skuadrën e Chelseat dhe mbi të gjitha ka shfaqur pakënaqësinë e trajnerit, Conte i cili po mendon largimin e disa pesë lojtarëve nga klubi.

Sipas gazetës The Times, Nemanja Matiq, Oscar, Branislav Ivanoviq dhe Gary Cahill janë në listën e lojtarëve që do të largohen në muajin janar, ndërsa atyre mund t’u shtohet edhe Cesc Fabregas.

Conte ka marrë edhe përkrahjen e Roman Abramovich i cili po ashtu nuk është i kënaqur me rezultatet e ekipit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat