Arsenal vs Basel: Xhaka vlerësohet me notë 3 (dobët)

Futboll

Arsenal vs Basel: Xhaka vlerësohet me notë 3 (dobët)

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 29 shtator 2016 Në ora: 13:11
Ilustrim

Baseli ishte i pafuqishëm dhe i pa orientuar përballë Arsenalit, por sëpaku nuk mori humbje shkatërruese. Taktika e trajnerit Urs Fischer ishte e padobishme përballë topçinjve.

I vetmi lojtar zviceran që tregoi formën e tij më të mirë ishte portieri Tomas Vaclik duke marrë notën 5 nga media zvicerane blick.ch.  Tre lojtarë morrën notën 2 (shumë dobët), ndërsa Taulant Xhaka mori notën 3 sëbashku me Michal Lang, Marek Suchy, Lucca Zuffi, përcjell botasot.info.

Notën katër e mori Birkir Bjarnason dhe Andraz Sporar.

Vlerësimi i notave është:

6 super

5 mirë

4 mjaftueshëm

3 dobët

2 shumë dobët

1 i padobishëm

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat