Kush e shpërblen dhe për se Trepçën ’89?

Futboll

Kush e shpërblen dhe për se Trepçën ’89?

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2016 Në ora: 13:08
Veton Çitaku

Në shtatë ndeshjet e para Trepça ’89 nga Mitrovica ka tejkaluar parashikimet në elitën e futbollit të Kosovës. Mitrovicasit tani për tani kanë gjashtë fitore e një humbje dhe kryesojnë me 18 pikë në renditje, por një ndeshje më shumë se Prishtina në vendin e dytë e cila sot në orën 15.00 takohet me Ferizajn, në stadiumin ‘Agron Rama’ në Kastriot. Kryetrajneri i Trepçës ’89, Veton Çitaku, për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon se për këto rezultate të mira janë shpërblye nga kryesia. “Klubi i futbollit KF Trepça ‘89 nga Mitrovica udhëton në Shqipëri pas ndërprerjes së kampionatit në Vala Superliga e Kosovës. Për shkak të pauzës së madhe të kampionatit deri në xhiron e radhës, Kryesia e klubit KF Trepça ‘89  ka vendosur që komplet ekipi me futbollistët të udhëtojnë në Shkodër me 06.09.2016 për të përcjellur afër ndeshjen historike Kosovë-Kroaci. Ky shpërblim vjen nga Kryesia e klubit pas një seri rezultatesh pozitive të futbollistëve. Përveç aspektit rekreativ për futbollistë klubi ka organizuar edhe një ndeshje miqësore me 07.09.2016 në Korça kundër KF Skënderbeu. Ky takim ka të bëjë me vazhdimin e bashkëpunimit në mes të klubeve KF Trepça ‘89 - KF Skënderbeu”, tha Çitaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat