Reagon ashpër Torcida’: Kurrë nuk mund të na zhveshin nga Kosova

Futboll

Reagon ashpër Torcida’: Kurrë nuk mund të na zhveshin nga Kosova

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2016 Në ora: 12:52
Tifozët Torcida

Grupi i njohur i tifozëve “Torcida” nga Mitrovica ka reaguar ashpër në lidhjet me pikat e shitjes së biletave për takimin Kosovë-Kroaci, e cila zhvillohet në Shkodër pikërisht me 6 tetor në orën 20.45, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ në futboll. Asnjë pikë nuk është hap në Mitrovicë për shitjen e biletave dhe kjo ka nevrikosur shumë ‘Torcidën’, sepse edhe ata i takon kësaj toke dhe këtij shtetit!  “Vazhdon tendenca politike për degradimin e këtij qyteti, marrëveshjet politike po reflektohen edhe në fushën e sportit. Mirëpo, këtë qytet shqiptar kurrë nuk do të mund ta zhveshin nga Kosova dhe Shqipëria, sepse ky qytet është vet ato”, reagon ‘Torcida’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat