Sadiku: Jam gati edhe kundër Osmanlisporit

Futboll

Sadiku: Jam gati edhe kundër Osmanlisporit

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 00:03
Sadiku

Armando Sadiku do të jetë i gatshëm për Shqipërinë në dy ndeshjet eliminatoret të fillim tetorit me Lehtensteinin në transfertë dhe Spanjën në Loro Borici. Sulmuesi kuqezi foli për gjenden e tij fizike në konferencën për shtyp para ndeshjes së Europa League mes Zyrihut dhe Osmanlisporit, duke shprehur gatishmërinë e tij për të dhënë kontribut që këtë të Enjte për klubin zviceran, cka do të thotë se nuk do të ketë asnjë problem për të kur të grumbullohet me Kombëtaren.

25-vjecari u shpreh se në seancat e fundit është përgatitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës, për të qenë i gatshëm për ndeshjen me kundërshtarët turq. Sadiku u dëmtua që në pjesën e parë në takimin e javës së tetë të Challenge League ndaj Servette pas një përplasjeje mes portierin kundërshtar, duke u detyruar të dilte nga fusha që në minutën e 17-të. Për shkak të dëmtimit në gju Sadiku humbi sfidën e radhës në fushën e Araut. Përsa i përket përplasjes me Osmanilsporin, Sadiku theksoi se Europa League mbetet prioritet për të gjithë futbollistët e Zyrihut, që dëshirojnë që t’i kënaqin fansat e zjarrtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat