Celtic befasoi Manchester Cityn

Futboll

Celtic befasoi Manchester Cityn

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2016 Në ora: 22:48
Celtic Manchester City

Ndeshja me rivalitet të madh është zhvilluar në mes Celtic-ut dhe Manchester Cityt e cila përfundoi me rezultat 3:3. Një ndeshje me 6 gola të shënuar dhe një Celtic që vërtet befasoi me lojë të madhe ndaj Manchester Cityt me shumë yje. Vetëm në 45 minutat e parë u realizuan 4 gola. Në minutën e 3-të Dembele kaloi në epërsi vendasit dhe pas nëntë minutave mysafirët barazuan rezultatin përmes Fernandinhos. Në minutën e 20-të, Sterling shënoi autogol për Celtic-un, por i njëjti futbollist pas tetë minutave shënoi dhe përmirësoi gabimin, duke barazuar rezultatin 2:2. Edhe pjesa e dytë ka qenë dramatike, kur Dembele shënoi golin e dytë dhe të epërsisë 3:2 për Celtic-un pikërisht në minutën e 47-të. Në minutën e 55-të, Nolito barazoi rezultatin 3:3 dhe i dha edhe më shumë zjarr lojës. Barcelona kryeson me 6 pikë në grupin C, duke e lënë pas Manchester Cityn me 3 sosh, Celtic-un me 1 pikë dhe Monchengladbach me 0 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat