FC Drita, frymon ndryshe

Futboll

FC Drita, frymon ndryshe

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 28 shtator 2016 Në ora: 18:55

Debate

Klubi më i vjetër në Anamoravë dhe njëri ndër klubet me të vjetra në Kosovë, si asnjëherë më parë po bën përgatitjet për derbin më të madhe lokal, rajonal dhe me larg. Që nga ardhja e prijësve të rinj në krye të klubit, z. Valon Murseli (kryetar ), z. Flamur Bunjaku (nënkryetar), z. Feti Murseli (drejtor gjeneral), z. Adnan Osmani (kryetar bordi) dhe gjithë të tjerët anëtarë të bordit, kryesisë, dhe anëtarë të strukturave tjera brenda klubit, vërehet një organizim dhe atmosfere e shkëlqyeshme. Edhe pse FC Drita për momentin po çalon në rezultate si pasojë e disa mangësive nga e kaluara, morali, shpresa dhe motivi tani me kanë mbërritur kulminacionin dhe gjitha këto falë angazhimit të madh të kësaj udheheqjeje të prirë nga z. Valon Murseli dhe z. Flamur Bunjaku. Prijësit e rinj nuk hezituan të fillojnë me atë çka edhe kanë premtuar, që në të ardhmen e afërt të krijojnë një klub Europian, pra një Dritë Europiane. Kushtet e ofruara në klub nga këta prijës duke filluar nga përgatitjet, autobusin personal, sjellja e futbollistëve, sjellja e trajnerit profesionist dhe organizimin brendapërbrenda klubit, dëshmojnë se serioziteti dhe vullneti i tyre është i madh. Në asnjë moment nuk guxojmë të harrojmë tifozerinë ‘Intelektualët’ pra, që me prezencën e shumtë të tyre në stërvitjet e ekipit të tyre të zemrës, organizimit të vetë tifozerisë, dashurisë ndaj klubit, përkrahja dhe animi me zemër, pa dyshim se ngrisin atmosferën në klub dhe adrenalinën tek futbollistët mu para derbit të madh. Se klubi i futbollit Drita është në rrugë të drejtë dhe të sigurte kah Europa tregojnë edhe shumë dëshmi që përmblidhen në programin apo planet e kësaj udhëheqjeje, sepse të gjitha këto që u përmenden me lart, janë vetëm fillimi drejt Europës dhe profesionalizmit, e arritjen këtu e garantojnë programi apo planet e prijësve të klubit të futbollit Drita.

Nga larg (afër me zemër), FC Drita i dëshiroj shumë sukses në derbin e së premtes me shpresën më të madhe që ndeshja të fillojë dhe të përfundojë në suaza të Fair-Play. “Intelektualë” të respektuar; unë nuk dyshoj që ju nuk do bëni spektakël të paparë, unë nuk dyshoj se nuk do të anoni me zemër për klubin tuaj të zemrës, unë nuk dyshoj se pas ndeshjes nuk do të festoni sepse në të mirë dhe të keq. ju ecni me klubin. Trajnerit të ri shumë suksese në derbin e parë në Kosovë. Ti kurrë nuk do të ecësh vetëm.

Autori është ish gjyqtar i futbollit dhe ish futbollist i Dritës nga Gjilani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat