Kaçe, ringritja e një kampioni

Futboll

Kaçe, ringritja e një kampioni

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 18:40
Ergys Kaces

Transferimi i Ergys Kaces te Viktoria Plzen mund të ketë qenë befasues për shumkënd, por në pak javë në klubin cek futbollisti i Kombëtares shqiptare ka dhënë një shembull se si një kampion mund të ringrihet edhe pas situatave të vështira. Në ditët e fundit te verës, pas aventurës në Euro 2016 me Shqipërinë, Kace vihej para një sfide të madhe. Kishte luajtur më shumë se 100 ndeshje në kampionatin grek, shumica prej tyre me Paokun e Selanikut por situata me klubin grek ishte kthyer në një provë force me Paokun që kërkonte rinovimin e kontratës duke i mohuar madje edhe aktivizimin. Kace rinovoi dhe zgjodhi të huazohej për një vit te Viktoria Plzen, një klub që e njihte shumë pak, për të hapur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Si cdo fillim edhe ai në Ceki mund të ketë qenë i vështirë por tani Kace po aktivizohet rregullisht te Viktoria Plzen, ka fituar vlerësimin e shokëve të skuadrës dhe trajnerit e madje ka shfaqur edhe aftësinë për të shënuar. Pengesa e mosnjohjes së gjuhës u kalua menjëherë pasi futbolli flet një gjuhë universale dhe me aftësinë e tij në fushë vizionin e lojës dhe pasimet e tij Kace ka treguar se di të kuptohet nga të gjithë. 23-vjecari korcar e di se kjo është vetëm një fazë e karrierës së tij te Plzen është i huazuar dhe edhe pse klubi cek mund të mbështetet te opsioni i blerjes së tij pas përfundimit të huazimit, vitin e ardhshëm mund të jetë diku tjetër, ndoshta në një emër të madh të futbollit europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat