Derbi i madh shqiptar pa fitues në Maqedoni

Futboll

Derbi i madh shqiptar pa fitues në Maqedoni

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2016 Në ora: 17:25
pamje nga ndeshja Shkëndija - Renova

Shkëndija nga Tetova nuk arriti pikë të plota, për faktin se hasi në një lojë të fortë të Renovës nga Xhepçishti i Tetovës.  Derbi i madh shqiptar përfundoi pa fitues, me rezultat 1:1, në kuadër të javës së tetë të Kampionatit të Maqedonisë në futboll. Kuqezinjtë kërkonin trepikëshin që të jenë me afër liderit Vardarit nga Shkupit, ndërsa Renova edhe me një pikë doli e kënaqur, kur dihen kualitetet e Shkëndijës. Në 45 minutat e parë nuk pati gola, por në të dytën ndezët atmosfera dhe shënuan secila nga një. Në minutën e 49-të, Stenio Junior kaloi në epërsi dhe dukej se Shkëndija po shkon drejt fitores, pa menduar se do të pësojnë në minutat vijues. Në minutën e 63-të, Visar Musliu realizoi për barazimin 1:1 dhe i solli një pikë të madhe skuadrës së tij në luftë për katër vendet e para.  Shkëndija mban vendin e dytë me 14 pikë, ka një ndeshje me pak se lideri Vardari që ka tubuar 18 sosh dhe Renova pozicionohet e pesta me 11 pikë.

SHKËNDIJA-RENOVA 1:1 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 4 000
Arbitër: Stojançe Stojanov
Arbitra anësorë: Goran Manasiev dhe Nasuf Latifi
Delegat: Igor Frangovski
Golashënues: Zhunior 49’ (Shkëndija), Musliu 63’ (Renova).
Kartona të verdhë: Pollozhani (Shkëndija), Abdulla, Sadiki, Selmani, Nafiu (Renova) Karton i kuq:
SHKËNDIJA: Zahov, Alimi (Bojku 79’), Cuculi, Ibraimi, Totre (Hasani 46’), Radeski (Haberkorn 75’), Zhunior, Pollozhani, Parino, Todorovski, Vujçiç.
Trajner: Bruno Akrapoviç
RENOVA: Haxho, Musliu, Sadiki (Ramadani 62’), Nuhi, Gafuri, Selmani, Mishkovski, Useini (Nafiu 87′), Shabani (Fetai 83’), Abdulla, Neziri.
Trajner: Qatip Osmani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat