Dita të këqija për Januzajn

Futboll

Dita të këqija për Januzajn

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 15:59
Adnan Januzaj

Adnan Januzaj nuk po kalon ditë të mira edhe në Sunderland. Lëndimi i tij shqetëson edhe vet drejtuesit e skuadrës që janë në krizë të rezultateve në Premier League. Mediat angleze raportojnë se futbollisti shqiptar do të mungojë për 6 javë pas një lëndimi që ka marrë në ndeshjen kundër Crystal Palace-s. Sunderland kishte humb takimin si vendas me rezultat 3:2 nga Crystal Palace dhe ishte humbja e pestë nga vetëm një barazim për gjashtë javë dhe radhitet në vend të fundit.  Tani për tani Sunderland është edhe më i dobësuar pa Januzajn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat