Shearer: Anglia është gazi i futbollit botëror

Futboll

Shearer: Anglia është gazi i futbollit botëror

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 13:22
Alan Shearer

Ish-futbollisti i njohur anglez, Alan Shearer, golashënuesi më i mirë në Premier League, ka thënë se Anglia u bë “gazi i futbollit botëror”, duke iu referuar shkarkimit të trajnerit të “Tre Luanëve”, Sam Allardyce, i cili u rrëzua mbrëmë, pas 67 ditësh në detyrë, raporton telesport.  “Unë jam i zemëruar, i trishtuar dhe i tronditur nga ajo që ka ndodhur me një person, i cili kishte thënë se të qenurit trajner i kombëtares ishte puna e tij ëndërr, – tha Shearer për “BBC Radio 5 live”.  Gjykimi i Sam dhe këshilltarëve të tij është diçka e mahnitshme dhe katastrofike, në të njëjtën kohë. Jam i zemëruar për të gjithë këtë,” – vazhdoi ish-lojtari i Anglisë, autori i 30 golave në 63 ndeshje me kombëtaren e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat