Çitaku: Janë të mundshme tri rezultatet

Futboll

Çitaku: Janë të mundshme tri rezultatet

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2016 Në ora: 11:06
Veton Çitaku

Veton Çitaku, kryetrajner i Trepçës ’89, beson në  kualitetin e lojtarëve të tij dhe pet sot të kthehet i pamposhtur në ballafaqim me Drenicën, në ndeshjen e javës së shtatë të Vala Superligës së Kosovës në futboll. “Kemi pas një seri fitoresh dhe lojëra të mira, shpresojmë të gjithë në klub të vazhdojmë me tempo të njëjtë. Atmosfera është shumë e mirë para lojës me Drenicën. Përparësia e Trepçës ‘89 ndaj Drenicës është mosha e futbollistëve të rinj dhe dëshira për mu promovua në çdo takim”, tha Çitaku. Mitrovicasit nuk udhëtojnë me presionin e rezultatit, por për të treguar lojë sa më të mirë ndaj Drenicës mjaft të fortë kur luan në konak të saj. “Ne si në çdo ndeshje ashtu edhe në këtë do të udhëtojmë me presionin e lojës jo të rezultatit, prandaj rezultati përfundimtar do të varet sipas zhvillimit të ndeshjes. Janë të mundshme tri rezultatet. Kemi mungesën e Ylber Malokut pas kartonit te kuq në ndeshjen me Lirinë”, thotë Çitaku. Feronikeli nga Drenasi pas humbjes si vendas me 1:0 nga Prishtina, udhëton për në Mitrovicë për të importuar tri pikë ndaj Trepçës që deri më tash nuk di për fitore. Trepça ka tri barazime e tri humbje dhe renditet e parafundit (i 11-ti) me vetëm 3 pikë, kurse Feronikeli zë vendin e shtatë me 9 pikë.

Vala Superliga, java e 7-të

E mërkurë

Trepça-Feronikeli

Liria-Hajvalia

Drenica-Trepça ’89

E enjte

Prishtina-Ferizaj

Llapi-Besa

E premte

Drita-Gjilani

Ndeshjet fillojnë në orën 15.00

 

Liga e Parë java e 6-të

E mërkurë

Vëllaznimi-Vushtrria

Dukagjini-Ballkani

F. Kosova-Istogu

Vitia-KEK-u

Kosova (P)-Flamurtari

2-Korriku-Ulpiana

Deçani - Rahoveci

Vllaznia (P)-R. Sadiku

Ndeshjet fillojnë në orën 15.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat