Hazard: Humbja nga Arsenali e pafalshme

Futboll

Hazard: Humbja nga Arsenali e pafalshme

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 13:59
Eden Hazard

Disfata e së shtunës në derbin e Londrës mbetet një plagë e hapur për lojtarët e Chelseat.

Ekipi i Antonio Contes pësoi debakël vetëm në pjesën e parë nga ‘Topçinjtë’, duke pranuar tre gola, derisa në të dytën nuk pati forcë të reagonte.

Paraqitja e dobët ndaj Arsenalit, sipas Eden Hazard nuk mund të justifikohet dhe skuadra duhet të reagojë qysh në sfidën e ardhshme, transmeton KosovaPress.

“Nuk kemi arsyetime”, ka deklaruar Hazard për faqen zyrtare të klubit.

“Kemi luajtur dobët, ishim të ngathët dhe humbëm shumë duele”.

“Gabimet e shumta na e pamundësuan që të zhvillojmë ndeshjen që donim. Të pësosh tre gola në pjesën e parë nga një skuadër e fortë si Arsenali është e vështirë që të reagosh”, ka deklaruar Hazard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat