Çfarë thotë Gasperini për Etrit Berishën?

Futboll

Çfarë thotë Gasperini për Etrit Berishën?

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 12:33
Etrit Berisha

Portieri Etrit Berisha më në fund arrin synimin e tij që të jetë titullarë në Serie A.  Portieri tjetër Sportiello këtë verë ka pasur probleme të mëdha me trajnerin Xhan Piero Gasperini, i cili në fund të gushtit urdhëroi klubit të shiste dhe t’i gjente një portier të ri. 
Për këtë arsye, Atalanta bleu Berishën, por Sportiello mbeti në Bergamo, pasi shitja e tij te Fiorentina dështoi në orët e fundit të gushtit. Pas fitores 3:1 ndaj Crotones Gasperini është treguar i qartë: “Ka portierë të mirë që e nisin si rezerva, është mirë që edhe ata të kenë hapësirë. Megjithatë, në portë luan vetëm njëri dhe Berisha për momentin është titullar. Gjithsesi, kampionati është shumë i gjatë dhe Sportiello mund të kthehet në formacion në të ardhmen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat