K. Superiore, Kalendari i javës së pestë

Futboll

K. Superiore, Kalendari i javës së pestë

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 23:14
ilustrim

Pa u fashitur ende emocionet e derbit, është gati programi me datat dhe oraret e ndeshjeve të javës së 5-të të Kategorisë Superore e cila fillon menjëherë me pjatën e saj të fortë. Të shtunën e ardhshme në orën 14:00 premton emocione të forta sfida mes dy skuadrave pretendente për titullin, Kukësi pret Partizanin në Zeqir Ymeri në një 90 minutësh që vjen në një moment delikat për të dyja skuadrat. Verilindorët duhet të rikthehen sa më shpejt te fitorja pas barazimeve me Tiranën dhe Lacin, ndërkohë që dhe Partizani nuk ka opsion tjetër vec tre pikëve për të mos humbur kontaktet me Skënderbeun kryesues.

Në të njëjtën orë do të luhet njëkohësisht dhe Luftëtari – Laci, me kurbinasit që mbeten ende në kërkim të fitores së parë sezonale. Pak më vonë, në orën 17:00 do të luhet Skënderbeu-Vllaznia me dy skuadrat që të kushtëzuara nga axhenda e Kombëtareve në Loro Borici kanë vendosur që përballja e kësaj faze të luhet në Korcë, ndërsa ajo e fazës së dytë në Shkodër. E diela nis me një sfidë që vë përballë dy skuadra në kërkim të reagimit, pasi ndeshjen Teuta-Korabi dy skuadra që ende nuk kanë gjetur golin dhe fitoren e parë në kampionat. Sfidë kampesh nën presion edhe në takimin tjetër të së dielës, me Tiranën që pret Flamurtarin në orën 17:00 në përballjen që ul siparin e javës së 5-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat