Abazi: Ferizajt i mungon fondi i lojtarëve kualitativë

Futboll

Abazi: Ferizajt i mungon fondi i lojtarëve kualitativë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 shtator 2016 Në ora: 19:40
Arsim Abazi

Shtatë skuadrat e para dukshëm kanë krijuar epërsi nga ato të pjesës së poshtme të renditjes në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina udhëheq renditjen me 16 pikë, e ndjekur nga Trepça ’89 me 15 sosh, pasojnë: Besa (12), Llapi (12), Gjilani (10), Drenica (10), Feronikeli (9), Liria (6), Hajvalia (4), Ferizaj (3), Trepça (3) dhe Drita (3). Karakteristikë është se skuadra e Ferizajt e cila startoi me fitore bindëse me rezultat 4:0 kundër Hajvalisë, në pesë ndeshje tjera pësoi po aq humbje, duke shokuar edhe tifozët e saj ‘Ujqit’. Ferizaj pësoi humbje si mysafir nga Besa e Pejës me rezultat 2:0, pastaj si vendas me 1:2 nga Gjilani.  Në Drenas mposhtet me 2:1 nga Feronikeli, në kuadër të javës së katërt. Dy ndeshjet e fundit i humbë në konak, 0:1 nga Trepça ’89 dhe 2:3 nga Drenica. Në katërt ndeshjet e para kryetrajner ishte Agron Selmani, por që dha dorëheqje të parevokueshme, ndërsa këtë pozitë e mori Arsim Abazi, i cili po përpiqet ta stabilizoi lojën dhe ta rikthej skuadrën në zinxhirin e rezultateve të mira.  Abazi kur e kishte marr ekipin, ishte në dijeni se do të ketë telashe, por jo në at masën që po reflektohen aktualisht. “Me të treguar të drejtën kur e kam marr klubin, e kam ditur përafërsisht se duhet punë, por me ka dalë shumë. Më shumë se që kam menduar, sepse ekipi nuk është aq sa duhet i përgatitur për Superligë dhe mungon fondi i lojtarëve kualitativë. Lojtarë ka mjaft por shumica janë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat