Shqiptari në krye të listës së shënuesve në Rumani

Futboll

Shqiptari në krye të listës së shënuesve në Rumani

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 19:39
Azdren Llullaku

Futbollisti Azdren Llullaku është i pandalshëm në kampionatin rumun ku tashmë ka marrë kryesimin e renditjes së golashënuesve pasi ka shënuar 8 gola pas 10 javëve të para të sezonit. 28-vjeçari, ka barazuar rendimentin e tij më të mirë në Rumani, atë të edicionit 2014/2015, kur shifrën e 8 golave e realizoi pas 30 ndeshjeve të zhvilluara. Mesfushori ka gjetur rrugën e rrjetës në barazimin 1:1 të Gaz Metan Medias në fushën e CFR Cluj me një gol spektakolar në minutën e 44-të të pjesës së parë. Llulaku luajti deri në minutën e 86-të, ndërsa skuadra e tij renditet në vend të shtatë me 13 pikë pas 10 jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat