E konfirmuar: Kjo është gjendja e Rashicës, mësoni a do të luajë ndaj Kroacisë

Futboll

E konfirmuar: Kjo është gjendja e Rashicës, mësoni a do të luajë ndaj Kroacisë

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 23:28
Milot Rashica

Milot Rashica ka lëshuar para kohe ndeshjen e Vitteses ndaj Twentes.

Menjëherë në media doli lajmi se ylli nga Vushtrria do të mungojë së paku dy javë dhe kështu do të humbet ndeshjen me Përfaqësuesen e Kosovës ndaj Kroacisë.

Por, e gjitha kjo është mohuar nga trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.

Ai në emisionin ‘Koha Shtesë’ ka bërë të ditur se ka folur me Rashicën dhe anësori i ka bërë të ditur se lëndimi nuk është serioz dhe se ai do të jetë i gatshëm për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat