Asamoah dhe Rugani, një muaj e gjysmë jashtë fushave të lojës

Futboll

Asamoah dhe Rugani, një muaj e gjysmë jashtë fushave të lojës

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 20:56
Juventus

Mesfushori ganez, Kuaduoh Asamoah dhe mbrojtësi qendror italian, Daniele Rugani, të dëmtuar të dy në gjurin e djathtë në ndeshjen e së shtunës ndaj Palermos, do të mungojnë në fushat e lojës për një muaj e gjysmë, bëri të ditur të dielën klubi i Juventusit.

Asamoah pritet që të operohet, ndërsa për ndërrhyrjen e Ruganit, ende nuk është vendosur, saktësoi  Juventus.

Këto dëmtime janë një goditje e rëndë për Juventusin, që ka ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe Ligën e Kampioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat