Me Celinën nuk ka shaka, trondit holandezët

Futboll

Me Celinën nuk ka shaka, trondit holandezët

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2016 Në ora: 16:34
Bersant Celina gjatë një veprimi

Futbollisti i talentuar nga Kosova, Bersant Celina, nuk i ndahet golave në kampionatin holandez. Ai vazhdon me superformën e tij dhe realizoi edhe golin e tretë në elitën e futbollit holandez. Ai është më i merituari për fitoren e Twente-s me rezultat 2:1 ndaj ndaj Vitesse-s së Milot Rashicës. Unal në minutën e 16-të dhe Celina në atë të 85-tën, janë kreatorët e fitores së Twente-s. Baker në minutën e 90+2 shënoi për mysafirët, duke e ngushtuar humbjen. Celina luajti titullar për Twente-n, ndërsa Milot Rashica deri në minutën e 28-të për VIttesen. Ai është larguar nga fusha me gjasë është lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat