Perdedaj me Munich 1860 zhgënjyen si vendas

Futboll

Perdedaj me Munich 1860 zhgënjyen si vendas

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2016 Në ora: 16:11
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Munich 1860 zhgënjeu në konak të vetin, duke pësuar me rezultat 2:0 nga Hannoveri. Reprezentuesi i Kosovës, Fanol Perdedaj është paraqitur nga minuta e parë, por hasën në një skuadër shumë të fortë, siç është Hannoveri dhe pësuan. Karaman në minutën e 67-të dhe Harnik në atë të 87-të shënuan për fitoren e Hannoverit. Hannoveri zënë vendin e dytë me 14 pikë, kurse Munich 1860 renditet në pozitën e 11-të me 8 pikë pas 7 jave të zhvilluara në Bundesliga II.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat