Pogba në krizë, shikojeni çfarë ka vendosur Mourinho

Futboll

Pogba në krizë, shikojeni çfarë ka vendosur Mourinho

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 09:30
Paul Pogba

Jose Mourinho dëshiron t’ia ndërrojë pozitën mesfushorit Paul Pogba në mënyrë që ai të gjejë formën e mirë në Manchester United.

Paul Pogba nuk e ka filluar mirë aventurën e dytë në Manchester United.

Futbollisti më i shtrenjtë në botë që u transferua nga “Red Devils” për 105 milionë euro, nuk ka shënuar ende asnjë gol në Old Trafford.

Dhe, menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho do të bëjë një përpjekje të re për ta nxjerrë më të mirën nga francezi, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Mourinho dëshiron ta aktivizojë Pogban në rol të ri prapa sulmuesve, në mënyrë që ai të jetë sa më afër portave kundërshtare, në pritje të formës më të mirë nga ish ylli i Juventusit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat