Xherdan Shaqiri ka thënë se goli i bukur që shënoi sezonin e kaluar ndaj Evertonit, nuk ishte i rastësishëm.
Anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri, edicionin e kaluar shënoi një ndër golat më të bukur në Premierligë ndaj Evertonit.
Të gjithë thoshin se Shaqiri kishte për qëllim të pasonte topin te bashkëlojtari, Marko Arnautovi?, dhe se ishte i rastësishëm goli, por Shaqa thotë se e mendoi vërtet që të shënonte atë gol.
Gazetari: Ju shënuat gol të bukur ndaj Evertonit sezonin e kaluar, a e menduat me të vërtetë?
Shaqiri: Natyrisht
Gazetari: Hajde, me të vertetë?
Shaqiri: Natyrisht, po. Unë gjithmonë shënoi gola të bukur.
Gazetari: Po, ju shënoni gola të bukur.
Shaqiri: U mundova që të shënoj normal, por nuk e di pse gjithmonë shënoi gola të bukur...
Gazetari: Ti nuk shënon gola normal
Shaqiri: Shpresoj që këtë sezon do të shënoj më shumë gola, edhe nëse jo të bukur. Me rëndësi që të shënoj gola dhe ta ndihmojë ekipin megjithëse të gjithë i duam golat e bukur.