Bauza kritikon Barcelonën: Nuk po kujdeseni për Messin

Futboll

Bauza kritikon Barcelonën: Nuk po kujdeseni për Messin

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 18:20
Lionel Messi, Edgardo Bauza

Trajneri i Argjentinës ka shprehur shqetësimin e tij për lëndimin e Lionel Messit.

Ylli i kombëtares argjentinas do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme në kualifikimet për Botërorin ‘Rusi 2018’, përballë Perusë dhe Paraguait.

Edgardo Bauza ka fajësuar klubin katalanas për lëndimin e Messit, pasi që sipas tij ai ka luajtur më shumë ndeshje sesa ka mundur t’i përballojë në këtë periudhë.

“Barcelona kërkon nga ne (Argjentina) që të kujdesemi më shumë për të, por thënë të vërtetën janë ata që nuk po i kushtojnë rëndësi lojtarit”, ka thënë Bauza për Fox Sports.

“Isha i befasuar se duke e ditur që më herët kishte një problem, Barcelona e përdori aq shumë në ndeshjet e fundit”, ka theksuar trajneri i ‘Albicestes’.

Messi ka marrë një lëndim në ijë dhe do të mungojë për së paku tri javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat