Derbi i rivalëve të vjetër

Futboll

Derbi i rivalëve të vjetër

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2016 Në ora: 11:18
Pamje nga një ndeshje

Trepça ’89 nga Mitrovica me trajnerin e ri, Veton Çitakun, synon fitoren e radhës,  ndërsa Liria mobilizohet që të kthehen të pamposhtur. Sot në orën 15.00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, takohen rivalët e vjetër, Trepça ’89 dhe Liria. ’89-shi tani mban vendin e dytë me 12 pikë, kurse Liria është në pozitën e tetë me 6 pikë. Takimet tjetra të javës së gjashtë të elitës së futbollit, do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën. Të shtunën takohen: Feronikeli-Prishtina, Hajvalia-Llapi dhe të dielën: Besa-Drita, Gjilani-Trepça dhe Ferizaj-Drenica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat