Ben Arfa afër largimit nga PSG?

Futboll

Ben Arfa afër largimit nga PSG?

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 07:32
Hatem Ben Arfa

Aventura e mesfushorit francez Hatem Ben Arfa tek PSG duket se është drejt fundit.

Anësori është lënë jashtë skuadrës në tri ndeshjet e fundit nga trajneri spanjoll Unay Emery.

Sipas asaj që kanë shkruar mediat franceze, dyshja Ben Arfa – Emery kanë pasur një zënkë mes vete.

Emery nuk llogaritë në shërbimet e francezit dhe i ka bërë me dije se duhet të gjejë një tjetër skuadër.

Kështu Ben Arfa duket se do të largohet nga PSG gjatë afatit kalimtar të janarit edhe pse iu bashkua kampionëve të Francës në verë nga Nice si transferim i lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat