Liverpooli me ofertë për Ranocchian gjatë janarit

Futboll

Liverpooli me ofertë për Ranocchian gjatë janarit

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 07:09
Andrea Ranocchia

Liverpool besohet të jenë të interesuar të bëjnë një ofertë gjatë janarit për mbrojtësin e Interit, Andrea Ranocchia.

Kjo nuk është hera e parë që  qendërmbrojtësi italian ka qenë i lidhur me një kalim të tij në Anfield Road.

Sipas talkSPORT dhe Calciomercato.it, Jurgen Klopp është një admirues i madh i qendërmbrojtësit italian dhe e kërkon atë në mbrojtjen e tij për pjesën e dytë të sezonit.

Ranocchia nuk është pjesë e planeve e trajnerit të tanishëm të Interit, Frank de Boer dhe do të jetë në dispozicion edhe në formë huazimi.

28-vjeçari italian është nën kontratë me skuadrën nga San Siro deri në qershor 2019 dhe në rast transferimi të përhershëm çmimi i tij sillet rreth 10 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat