Luftëtari në pritje të sulmuesit Faye

Futboll

Luftëtari në pritje të sulmuesit Faye

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 23:45
Faye

Luftëtari është në pritje të sulmuesit Baptiste Faye për të kompletuar repartin e avancuar. Senegalezi është federuar prej kohësh me bluzinjtë teksa ardhja e tij ka zgjatur më shumë sesa duhet. 29-vjecari që vjen nga kampionati i Afrikës së Jugut shihet si një alternativë e vlefshme për sulmin, aty ku ngërci i gjirokastritëve ka qenë i madh. Megjithatë ndaj Skënderbeut në sfidën e javës së 4-t, Faye pritet të mos jetë i gatshëm, pasi duhet parë gjëndja e tij fizike.

Skuadra e drejtuar nga Mladen Milinkovic vjen nga një moment i mirë, duke qënë se triumfoi në sfidën direkte për mbijetesë me Korabin. Në Korcë shkohet me moralin e duhur, pavarësisht se dihet shkalla e vështirësisë së sfidës. 5 golat e pësuar në Vlorë në transfertën e javës së dytë kanë lënë ende shijen e hidhur, por te Luftëtari besojnë se ndaj kampionëve do të jetë një tjetër paraqitje pozitive. Serbi Milinkovic nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin me tipare sulmuese Eduard Rroca i dëmtuar pikërisht në duelin me Flamurtarin. Pjesa tjetër gëzon formë të mirë, ku mbi të gjithë spikat venezuelani Montero, autor i golit të fitores ndaj Korabit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat